
5 projektet infrastrukturore me te medha te ndertuara ndonjehere
Infrastruktura lidh botën, dhe nganjëherë projekte të madhësive të paimagjinueshme janë të nevojshme për të ndihmuar dhe lehtësuar zhvillimin. Ne kemi mbledhur 5 projektet më të mëdha infrastrukturore të realizuara ndonjëherë apo që aktualisht janë në ndërtim e sipër.
1. Projekti “South-to-North Water Transfer”, Kinë
Koha për tu ndërtuar: 15 vjet (në vazhdim)
Kosto: më shumë se 80 miliard dollarë
Ky projekt përfshin tre kanale, 600 milje të gjatë secili (965 km). Ata mbajnë ujë nga lumenjtë më të mëdhenj në Kinë. Kanali qendror u përfundua në vitin 2014, por rrugët lindore dhe perëndimore mbeten në zhvillim e sipër dhe të papërfunduara. Kur të përfundojë, kanalet do dërgojnë 44.8 miliardë metra kub ujë të freskët në vit.
2. Ura “Hong Kong-Zhuhai-Macao”, Kinë
Koha për tu ndërtuar: 8 vjet
Kosto: 10.6 miliard dollarë
Ky projekt urë-tunel 31-milje (49 km) përfshin 2 ishuj artificialë dhe është një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës rrugore të ndëertuar ndonjëherë në botë. Inxhinierët e filluan ndërtimin mbi projektin në vitin 2009 dhe është planifikuar të hapet në dhjetor të këtij viti. Pjesa më e gjatë e urës do të jetë 18.4 milje (29.6 km) dhe 4 milje (6.4 km) nga i gjithë projekti do të jetë tuneli.
Pasi të hapet, rruga do të lidhë Hong Kong dhe ‘Pearl River’ të cilët tani lidhen me anë të transportit ujor. Gjithashtu do të shkurtojë distancën e udhëtimit mes Hong Kong-ut dhe Macau-t nga 99 milje (159 km) në vetëm 19 milje (30 km).
3. Projekti “Great Man-Made River”, Libi
Koha për tu ndërtuar: 35 vjet (në vazhdim)
Kosto: 25 miliard dollarë
Projekti më i madh i ujitjes në të gjithë botën ndodhet në shkretëtirën e Saharasë, në Libi. 1,750 milje (2, 816 km) tuba shtrihen në të gjithë rajonin, të cilët lidhin 1300 puse të vendosur në thellësi mesatarisht mbi 500 metra. Në total, 6.5 milion metra kub ujë i freskët shpërndahet në të gjithë vendin çdo ditë. Kur projekti të këtë përfunduar plotësisht, ai do të ujitë 350.000 akra tokë. Sipas disa vlerësimeve, ai pritet të përfundojë në vitin 2030.
4. Autostrada Ndërshtetërore në SHBA
Koha për tu ndërtuar: 25-60 vjet
Kosto: 511 miliard dollarë
Ndërtimi filloi në vitin 1956 me ndërtimin e rrugëve të reja dhe konvertimin e rrugëve të vjetra në ndërshtetërore. Pjesa e fundit e planifikuar e sistemit u përfundua në vitin 1992 me I-70 nëpërmjet Kolorados. Ky projekt është një nga më të kushtueshmit në të gjithë botën, por ai ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën amerikane. Gjatësia totale e të gjithë sistemit të rrugëve është 47,856 milje (77, 016 km), afërsisht rrugë të mjaftueshme për të mbuluar Tokën, dy herë.
5. Zona Ndërkombëtare e Biznesit Songdo, Korea e Jugut
Koha për tu ndërtuar: 6 vjet
Kosto: më shumë se 40 miliard dollarë
Zona Ndërkombëtare e Biznesit Songdo është ndërtuar në tokë të bonifikuar (1,500 akra ose 607 hektarë) në qytetin e Seulit. Për aq sa zhvillimi privat i pasurive të patundshme vazhdon, Songdo IBD është projekti më i madh në historinë e njerëzimit.
Përfunduar në vitin 2015, tani ai përmban 80.000 apartamente, 4.6 km katror hapësirë për zyra dhe dhe 929,030 metër katror për dyqane. 70 për qind e këtij projekti është financuar privatisht nga kompanitë amerikane Real Estate dhe një kompani koreane e çeliku. I gjithë qyteti është ‘inteligjent’, i lidhur me Wi-Fi dhe inovacioneve të tjera të panumërta teknologjike.
Më të lexuarat








